Mbaroni punë, apo pazare që ju duhen deri në orën 13:00 të mesditës së sotme, sepse nuk do të keni mundësi të dilni deri në hënën në mëngjes.
Duke nisur nga ora 13:00 e kësaj të shtune, në gjithë vendi hyn në fuqi edhe njëherë izolimi total. Asnjë lëvizje nuk do të lejohet gjatë ditës së dielë. Gjithë dyqanet do të jenë të mbyllura, ndërkohë që cdo lëvizje në këtë ditë do të ndëshkohet, sikundër ka ndodhur edhe në fundjavat e shkuara.
Rinisja e lëvizjes do të jetë sërisht mëngjesin e herët të së hënës, për t’u kthyer prapë në javën me levizjet e kufizuara. Kujdes, mos harroni, se para daljes 1 orëshe për Pazar dueht të jeni të pajisur me leje, ndryshe ndëshkoheni me gjobë të mirë.
g.kosovari