Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje të së premtes, i ftuar në “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan i është përgjigjur pyetjeve të Arjan Çanit.
Një prej tyre ishte ajo “se a mendon që është biri i Zotit”, marrë shkas se prej muajit nëntor dhe tani, si kryeministër i vendit i ka takuar që të udhëheqë “këto luftëra të errëta”, siç i quajti Çani.
Arjan Çani: A mos ndoshta je biri i Zotit dhe ne nuk e dimë?
Edi Rama: Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi është diçka që e sprovon njeriun në kufij që si ke menduar, ajo e tërmetit ishte betejë e jashtëzakonshme, kjo është lufta e tretë botërore dhe është një luftë ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë ende kapacitete të kundërsulmojnë por janë në mbrojtje… Gjyshja im thoshte: Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.