“Ne në Shqipëri jetojmë, e dimë që po të flasësh në mbledhje me shefin do të thuash atë çfarë thotë shefi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka fyer sot ekspertët e Komitetit Teknik për Covid 19 duke thënë se ata nuk japin mndimin e tyre në mbledhje, por “thonë atë që u thotë shefi”.
Basha i bëri këto komente në një intervistë me Mirela Milorin, e cila pas deklaratës së Bashës se Shqipëria nuk bën testime dhe po fsheh numrin e vërtetë të të prekurve nga Covid, i kujtoi kryetarit të PD-së se vetë ekspertët e Komitetit Teknik ishin shprehur se kjo është strategjia që duht ndjekur.
Kryetari i PD nuk ka patur argumenta, por është hedhur menjëherë në sulm duke akuzuar ekspertët e Komitetit Teknik, që sipas tij nuk flasin atë që mendojnë.
Një akuzë e rëndë kjo, për ekspertët e nderuar të shëndetit publik, si Doktoreshë Silva Bino, për mjekët e nderuar si Najada Çomo dhe Tritan Kalo, apo shefin e Urgjencës Kombëtare, Z. Skënder Brataj, të cilët prej më shumë se dy muajsh janë në vijën e parë të frontit, që me shfaqjen e Coronavirusit në Kinë.
Në fund, i pyetur për akuzat e tij se nuk bëhen teste sa duhet, nëse kishte informacion nga palë të treta, apo ky ishte thjesht një deduksion i tij, Basha u përgjigj si gjithmonë: “Të dyja”.
g.kosovari
Po kuj i beson ky Sal Shejtanit. Kan Zot a jo keta