Në 24 orët e fundit plot 684 viktima janë shënuar në Britaninë e Madhe si pasojë e virusit vdekjeprurës COVID-19.
Lajmi konfirmohet nga mediat britanike të cilat shprehen se kjo është dita me numrin më të madh të vdekjeve.
Në total numri i të vdekurve ka arritur 3605 në Britani, që prej shpalljes së pandemisë.