Mbrëmjen e kësaj të enteje numri i të infekturëve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar mbi 1 milionë, ndërsa kanë vdekur mbi 51 mijë njerëz të tjerë.
Çdo ditë e më tepër shifrat rriten, duke bërë që shtete shumë të fuqishme në botë të mos i bëjnë ballë kësaj lufte të ashpër, pasi është e vështirë të vrasësh një armik që është i padukshëm.
Ekspertët besojnë se shifra është shumë herë më e lartë, përfshirë personat asimptomatikë, që janë më të rrezikshmit për përhapjen e sëmundjes.
Janë prekur 199 vende dhe territore të përfshira në të dhënat e “worldometer”, por dhjetë vendet më të prekura mbeten SHBA, Italia, Spanja, Gjermania, Kina, Franca, Irani, Britania, Zvicra, Turqia dhe Belgjika.
SHBA është e para për infektimet nga SARS-CoV-2 me 235,747 raste në total, nga të cilat 20,744 infeksione të reja sot. Numri i vdekjeve është 5,624 me 522 rastet e fundit.
Italia ka tashmë 115,242 infeksione që nga nisja e pandemisë, me 4,668 raste të shtuara në 24 orëshin e fundit. Vendi me numrin më të madh të viktmave në botë shënon tani 13,915 humbje me 760 të vdekur të shtuar nga e mërkura në të enjte.
Edhe në Spanjë infektimi po përhapet shpejt me 110,238 raste në total, nga të cilat 6,120 ishin vetëm sot. Në këtë vend deri tani numri total i viktimave është 10,096 vetë me 709 trupa që i janë shtuar listës nga bilanci i sotëm.
Në Gjermani sot janë shtuar 6,434 raste të reja me 84,415 infeksione në total. Edhe pse e nisi me një ritëm të ngadaltë vdekshmërinë, vendi tani ka 1,090 të vdekur, nga të cilët 159 janë njoftuar vetëm sot. Shifra mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera europiane.
Kina ka 81,589 raste të deklaruara zyrtarisht gjithsej, me 35 infektime të njoftuara sot. Janë 3,318 të vdekur, nga të cilët 6 u shënuan në 24 orët e fundit
Franca vazhdon kufizimet me 59,105 infeksione në total, me 2,116 të shtuara vetëm sot dhe 4,503 të vdekur, përfshirë 471 viktimat e 24 orëve të fundit.
Edhe në Iran situate mbetet e rëndë me 50,468 raste të konfirmuara, 2,875 vetëm së fundmi dhe 3,160 viktima, me 124 të vdekur në 24 orë.
Mbretëria e Bashkuar ka tani 33,718 raste infeksionesh të konfirmuara, me 4,244 të shtuara sot. Vendi sot ka shënuar numrin më të madh të viktimave në një ditë, 569, që e çuan totalin e vdekjeve në 2,921 vetë.
Zvicra vazhdon të raportojë raste me 18,827 gjithsej, nga të cilat 1,059 në 24 orë. Janë 536 të vdekur përfshirë 48 viktimat e 24 orëve të fundit.
Situata është e vështirë edhe në Turqi, me 18,135 infeksione të konfirmuara, 2,456 të shtuara vetëm sot dhe 356 të vdekur, nga të cilët 79 të raportuar në bilancin e fundit nga ky vend.
Belgjika ka hyrë në dhjetë vendet më të infektuara duke regjistruar 15,348 raste, 1,384 sot, dhe e ka numrin e të vdekurve 1,011, përfshirë 183 rastet e fundit.
g.kosovari