NATO ka rol të rëndësishëm në trajtimin e dezinformimit rreth pandemisë së koronavirusit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas para një videokonference me 29 homologët e tij në aleancën trans-Atlantike.
“Disa po e shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime propagande, për ta vënë veten në vëmendje”, theksoi Maas.
“Në rastet kur dyshohet se pas një dezinformimi të tillë qëndrojnë shtete, është e përshtatshme që NATO dhe Bashkimi Europian ta kundërshtojnë këtë dhe të sigurojnë që informacioni të jetë i bazuar në fakte dhe jo në lajme të rreme”, shtoi ai.
Maas theksoi se çështja do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të NATO-s, së bashku me mënyrat me anë të së cilave aleanca mund të forcojë më tej përpjekjet për të luftuar virusin.
/a.r