Agjensia Evropiane e Barnave (Ema), po vlerëson një seri vaksinash të mundshme kundër Covid-19. Nga këto, dy tashmë kanë filluar fazën e parë të eksperimentimit, e cila kërkon vullnetarë të shëndetshëm për t’u testuar.
Sidoqoftë, është e vështirë të parashikohet, shpjegon Agjencia në faqen e saj të internetit, se kur ato do të jenë gati. Bazuar në informacionin e disponueshëm dhe përvojën e kaluar, vlerësohet se mund të duhet të paktën një vit që një vaksinë të jetë e gatshme për t’u aprovuar dhe e disponueshme në sasi të mjaftueshme për përdorim të gjerë.
Vlerësime për 40 ilaçe
Për sa i përket terapive të mundshme, Agjensia Europiane e Barnave po vlerëson në terren 40 ilaçe. Ndërsa priten ende rezultatet, për momentin nuk ka prova të shumta të efikasitetit për asnjë prej tyre, shkruan rtsh. Sidoqoftë, në mesin e “terapive të mundshme” mbi të cilat po kryhen eksperimente, ekzistojnë dy ilaçe antimalarje, dy antiviralë të përdorur kundër HIV dhe një anviral i zhvilluar për Ebola.
Nga ilaçi anti-Ebola tek klorokuina
Ndër terapitë e mundshme mbi të cilat po zhvillohen testime në terren, shpjegon agjensia, ekziston edhe remdesivir (i zhvilluar për Ebola), kombinimi i antiviraleve lopinavir / ritonavir (tashmë i aprovuar dhe në përdorim kundër HIV), klorokin dhe hidroksilkloroina (e autorizuar kundër malaries dhe për disa sëmundje autoimune, siç është artriti reumatoid).
/a.r