Ish deputeti i Partisë Demokratike, i njohur gjerësisht për biznesin e call center-ave, Agron Shehaj, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, i dha një këshillë për ekonominë, kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi se qeveria mund të shtypë para, pra shkurt, Edi Rama të fillojë të printojë lek.
Ky propozim i Shehajt, bëri që të ndërhyjë menjëherë, me një pamje ankthi dhe tmerri në fytyrë, Blendi Fevziu, i cili me njohuritë e tij ekonomike, kuptoi se, nëse Edi Rama fillon të printojë para, inflacioni do të shkojë në qiell. Aq më tepër që, ne e dimë mjaft mirë, që Edi Rama po e filloi një punë, e merr me shumë pasion dhe mund të printojë tonelata të tëra kartmonedhash.
Pra, fjala vjen, nga ky propozim fare i pafajshëm me Skype i Agronit, në një mbrëmje tek Fevziu, ne mund të përfundojmë që, kastraveci, një produkt mjaft i shitur në Shqipëri, pas printimit të parave nga ana e Edi Ramës, të kapërcejë çdo parashikim dhe të kapë vlera marramendëse në treg, sa të duhet një rrogë e plotë call center-i, për të blerë një kile kastraveca.
“Të shtypim para, të na fusë në një inflacion që mos dalim dot pastaj, kjo pffff…”, tha Fevziu aty për aty, kur e dëgjoi këtë propozim.
Nuk dihet nëse kjo ide e Shehajt, është një propozim zyrtar i Partisë Demokratike, apo thjesht një mendim origjinal i tij, duke qenë se eksponentë të tjerë të PD-së, nuk e kanë përmendur ndonjëherë dhe janë fokusuar kryesisht tek anullimi i koncesioneve si kërkesën parësore për qeverinë.
Lutemi që Edi Rama të ketë qenë i zënë me ndonjë punë, ose duke kërkuar fjalë të shenjta për të postuar në rrjetet sociale dhe të mos e ketë dëgjuar emisionin e Fevziut…(TPZ)
Kjo mund te behet pa inflacion duke kufizuar huat e bankave private dhe banka kombetare te jape hua pa interes. Shih comer.org per shpjegim ne anglisht si mund te behet ne kanada (kjo nuk eshte praktikuar ne kanada qe ne 1974 por ligji e jep mundesine) nuk e di nqs shqiperia e ka te njejtin ligj si kanadaja.