Këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, rrëfeu pasditen e sotme se një miku i tij ka humbur jetën duke u hedhur sipas tij nga ballkoni.
Sipas këngëtarit, personi në fjalë kishte kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni pasi thuhej se ishte me koronavirus.
“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur COVID-19. E pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë”, tha këngëtari shqiptar.