Një shtesë prej 750 euro mbi pagë, për gjithë ata që vendosin të punojnë në ditët e pandemisë së koronavirusit.
Është ky vendimi i kompanisë italiane ‘Ferrero’ për punonjësit e saj, që nga rrjeti i shitjes tek logjistika, të cilët kanë siguruar praninë në punë nga 16 marsi deri në 24 prill.
Deri në 750 euro mbi rrogën, sipas kompanisë do të jepen në varësi të pranisë së ditëve në punë, bën me dije kompania që prodhon Nutellën e famshme.
Për personelin që vijon të punojë, kompania ka garantuar të gjitha masat e sigurisë, si dhe herë pas here ju kontrollohet temperatura me termoskaner, teksa të gjithë janë të pajisur me maska dhe veshje të posaçme.
‘Ferrero’ ka reduktuar me 50% forcën e punës, ndërkohë që prodhimi nuk është ndalur.
g.kosovari