Regjisori dhe shkrimtari italian, Paolo Sorrentino, përgëzoi sot Kryeministrin Edi Rama për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër COVID-19. “Edi Rama, me këtë emër të bukur prej mesfushori, bëri një gol të shkëlqyer duke na kujtuar një ndjenjë që ne gjithmonë e harrojmë: mirënjohjen”, – u shpreh Sorrentino.