Pjesa më e madhe e botës është izoluar për shkak të koronavirusit që ka infektuar 828,116 dhe ka marrë jetën e 40,728 personave.
Por ekzistojnë disa vende që nuk i kanë raportuar ende rastet e para me Covid-19. Bëhet fjalë për Korenë e Veriut, disa ishuj të Paqësorit dhe Antarktidën.
Vendi që ka marrë masa serioze por nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar është ishulli tropikal i Palaut në veri të Oqeanit Paqësor.
Ndërkohë, edhe ishujt Samoa, Tonga, Mikronezia, Solomon dhe Marshall nuk kanë asnjë të infektuar me Covid-19.
Së fundmi në ishujt Solomon u dyshuan tre persona, por rezultuan negativë. Ndërsa Antarktida është i vetmi kontinent i botës që nuk ka raportuar asnjë rast.
Edhe Turkmenistani vijon të mbetet i paprekur nga Covid-19.
/a.r