Quhet Siare Engineering. Është një kompani e krijuar në vitet ‘70-të në provincën e Bolonjës në Itali. Prodhon ventilatorë, por qeveria e zbuloi shumë vonë ekzistencën e saj.
Një vonesë dramatike e cila ushqen polemika lidhur me menaxhimin e qeverisë së urgjencës së koronavirusit. Vetëm në fillim të marsit u zbulua se ekziston një kompani në Itali që prodhon ventilatorë të mushkërive.
Kjo teksa ventilatorët janë thelbësorë për të trajtuar pacientët më rëndë në terapi intensive. Por zbulimi i tyre ndodhi shumë vonë. Gjithçka një muaj pas dekretit që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Itali, shkruan ‘Il FattoQuotidiano.it’.
Në 2 mars, kompania shtetërore Consip etiketohet si “entiteti zbatues” për blerjet për tu përballur me Covid-19 dhe më 4 mars, mbrojtja civile komunikoi nevojat e spitaleve.
Brenda pak orësh duke kontrolluar listën e furnitorëve të administratës publike, Consip identifikoi Siare Engineering, me seli në Valsamoggia në provincën e Bolonjës, e themeluar në vitin 1974. Një kompani me rreth 30 punonjës që shet 90% të prodhimit të saj dhe që në situatë normale nuk i kalon 40 respiratorë në javë.
Consip paralajmëron shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, njofton Kryeministrinë. Më 6 Mars Kryeministri Giuseppe Conte bashkë me Borrellin thërret me video-konferencë Gianluca Preziosa, menaxher i përgjithshëm i Siare Engineering.
Gjithçka ndërkohë që askush prej më se një muaji nuk e kishte telefonuar Preziosa dhe as që kishin informacion rreth tij. Conte i kërkoi falje Preziosës dhe i kërkoi atij një sforcim për të siguruar së paku 2 mijë ventilatorë të mushkërive.
Preziosa e pranoi propozimin, dhe Contes dërgoi në kapanonet e Valsamoggia, ekipet e ushtrisë dhe ekipi i Ferrari siguroi materiale, me turne të zgjatura ku synohen 500 ventilatorë në muaj.
Edhe Preziosa gjithashtu shpreh pendesë duke thënë se mund të ishte ecur më mirë, nëse do kishte nisur më herët, shkruan noa.al.
Ai thotë se pas kontaktit me Kryeministrin bllokoi respiratorët e nisur për në Azi duke i shpërndarë në 300 spitale italiane. Ndërkohë nga Amerika e Jugut kanë marrë porosi për 3500 copë, por Prezioza thotë se fabrika e tij është në dispozicion n të qeverisë dhe vendit.
Por le të kthehemi pas në kohë, OBSH në fillim të janarit lëshoi alarmin për koronavirusin. Komiteti operacional italian nisi të mblidhej në selinë e mbrojtjes civile, por asnjëherë nuk iu kushtua rëndësia e duhur kushteve të spitaleve, shtretërve, duke mos u kërkuar tampona, maska dhe asgjë. Më 17 shkurt u kuptua urgjenca për të blerë respiratorë, por nuk u veprua dhe asgjë nuk ndodhi. Kur u vendos të veprohej, ishte shumë vonë.