Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është futur në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia. Cakaj ka zbatuar urdhrin e qeverisë, sipas të cilit, kush vjen nga jashtë, duhet të futet në karantinë për 14 ditë.
E pyetur nga “BalkanWeb”, Ministria e Jashtme sqaroi se ligji është i barabartë për të gjithë dhe ministry është ndër personat që vepron conform rregullave dhe drejtësisë.
Cakaj shoqëroi drejt Italisë ekipin mjekësor shqiptar që shkoi në ndihmë të autoriteteve shëndetësore në Breshia për përballimin e COVID 19, ndërkohë që u mor dhe me kordinimin e riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve.
/a.r