Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një postim në facebook i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas konferencës që mbajti me gazetarët.
“Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe këtë mortje, për të shpërnarë panik”, i ka quajtur Balla politikanët që në këto ditë të vështira flasin kundër vendimeve të qeverisë.
Balla shprehet i bindur se Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot.
Reagimi i Ballës:
Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë!
Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe këtë mortje, për të shpërnarë panik, nxitur ankth, apo demoralizuar ata që janë në frontin luftës.
Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë.
g.kosovari