Flamuj në gjysmë shtizë dhe një minutë heshtje mbizotëroi në orën 12.00 në të gjithë vendin, “të bashkuar në zi dhe mbështetje të njeri-tjetrit” në luftën kundër koronavirusit.
Nisma, e cila filloi nga Anci (Shoqata e Komunave Italiane), u mbështet nga shumë institucione, madje edhe nga komunat sllovene në kufi deri në Vatikan.
Të bashkuar në heshtje, institucionet dhe qytetarët kanë nderuar kujtimin e mbi njëmbëdhjetë mijë viktimave italiane të pandemisë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë punonjësve shëndetësorë në vijën e parë, në luftën kundër Covid-19.
Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike. Presidenca ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë në ballkonin e sheshit flamujt u ulën në gjysmështizë nga flamurtarët. Ambasadat italiane jashtë vendit iu bashkuan gjithashtu iniciativës.
Kryetarët e komunave në të gjithë Italinë, shfaqën flamurin në gjysmë shtizë në fasadën e tyre duke e shoqëruar me minutën e heshtjes.
“Është mënyra jonë të kujtojmë viktimat e koronavirusit, të nderojmë sakrificën dhe angazhimin e punonjësve shëndetësorë, të përqafojmë njëri-tjetrin, të jemi mbështetës të njëri-tjetrit“, tha Antonio Decaro, kryetar i komunës së Barit dhe kryetar i Shoqatës Kombëtare të Komunave Italiane.
Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites.
g.kosovari