Modelja shqiptare Almeda Abazit dhe bashkëshorti i saj me origjinë nga Turqia Tolgahan kanë bërë një gjest për tu vlerësuar në këto kohë kur e gjithë bota po lufton me COVID-19.
Ata u kanë ardhur në ndihmë 9 familjeve duke mos u kërkuar qiratë e shtëpive.
Almeda dhe Tolgahan kanë në pronësi 3 shtëpi në Amerikë, 4 në Turqi, të cilat i kanë me qira megjithatë për disa muaj nuk do të marrin para.
Mediat turke shkruajë se ata po përpiqen të japin ndihmën e tyre me aq sa munden dhe veprimi është për t’u marrë shembull.
Shumë familje kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit dhe frika më e madhe e tyre është se do të mbeten jashtë, pa një shtëpi mbi kokë.