Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i bënte ballë kësaj lufte vetëm me 3295 viktima, kur në botë numri total ka arritur mbi 33 mijë të vdekur.
Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se disa qytetarë vendas në Wuhan, qyteti ku shpëtheu virusi, pretendojnë se kanë vdekur më shumë se 3 mijë njerëz.
Në bazë të deklaratës së tyre mësohet se në vend kanë vdekur rreth 42 mijë persona.
Ata që jetojnë në Wuhan thonë që e dinë se më shumë njerëz kanë vdekur krahasuar me shifrat që ka raportuar qeveria kinese duke ngjallur frikën tek shtetet e tjetra.
Ndërkohë pas djegies së trupave të pajetë hiri i 3.500 personave është shpërndarë çdo 24 orë.
Ato angjenci funerale që janë marrë me të gjitha procedurat pas vdekjes u kishin premtuar të afërmëve të viktimave se do ta merrnin hirin përpara datës 5 prill kur mbahet festivali Qing Ming, ku kinezët e kanë si traditë të vizitojnë varrezat e të afërmëve të tyre. Rjedhimisht në periudhën 12 ditore mund të shpërndaheshin 42,000 urna.
Raportet e mëparshme thanë që ambientet e Hankou morën dy dërgesa prej 5,000 urnash në vetëm dy ditë, sipas mediave lokale.
Këto detaje të reja vijnë kur zona kaloi karantinën e saj dy-mujor ku ishin të bllokuar rreth 50 milionë njerëz.
Ndëkohë ditët e fundit Kina ka thënë se rastet kanë qenë vetëm në ulje, dhe me histori udhëtimi nga vendet e tjera e jo brenda Kinës.
Njerëzit të cilët kanë një certifikatë shëndetësore ‘të gjelbër’ që do të thotë se janë testuar negative për virusin – u lejuan të largohen nga krahina nga mesnata e 25 marsit, herën e parë që ata janë lejuar nga rajoni që nga 23 janari.
Sidoqoftë, kufizimet për të udhëtuar brenda dhe jashtë mega-qytetit të Wuhan ku virusi u shfaq për herë të parë do të qëndrojnë në fuqi deri më 8 prill.
Një tjetër banor – me mbiemrin Mao – tha: ‘Ndoshta autoritetet gradualisht lëshojnë shifrat e vërteta, me qëllim ose pa dashje, në mënyrë që njerëzit gradualisht të vijnë për të pranuar realitetin’.
Një burim i afërt me autoritetet në provincën Hubei tha që shumë banorë kishin vdekur në shtëpitë e tyre pa u diagnostikuar zyrtarisht.
Kjo vjen pasi Italia dhe SH.B.A. kanë kapërcyer Kinën si vatra e virusit – i cili ka vrarë më shumë se 30,000 dhe ka infektuar 664.695 në mbarë botën.
Italia ka raportuar më shumë se 97,000 raste dhe më lart për 10,000 vdekje.
SHBA ka raportuar 137294 raste dhe më shumë se 2,000 vdekje.
g.kosovari