Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se ditën e djeshme janë ndihmuar me ushqime dhe barna mjekësore 5848 familje në nevojë.
Teksa shpërndan një video nga operacioni humanitar, kreu i qeverisë thekson se autoritetet kanë trokitur deri më tani në mbi 107 mijë dyer, ndërsa shton se do të vazhdohet kështu deri në fund të luftës me koronavirusin.
Mesazhi i Ramës:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
🔴 5848 FAMILJE U NDIHMUAN SOT ME USHQIME OSE BARNA MJEKËSORE
🔴 SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!
FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË
🔴 DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS
#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje