Maha Vajiralongkorn (Rama X), është Mbreti i Tajlandës dhe nga shumë atje përmendet dhe si babai i vendit. Është qejfli dhe haremin e ka plot me vajza, por që t’i merrte me vete dhe jashtë vendit, kjo nuk dihej.
Tani, ai ka ngecur në izolim, në Gjermani, vetë i njëzetenjëtë, bashkë me 20 femra haremi mbretëror.
Mediat gjermane dhe ato britanike, duke i kushtuar jehonë këtij lajmi, pohojnë se Rama X ka ngecur në hotelin më luksoz gjerman, “Grand Hotel Sonnenbichl” të cilin e ka prenotuar të gjithin për vete dhe shpurën e tij.
Mbreti ka shkuar atje me gruan dhe 19 konkubinat e tjera pasi e shoqja Suthida është konkubina e katërt. Me vete ka marrë dhe 100 anëtarë të shpurës ndihmëse.
Por situata e krijuar me koronavirusin ka hapur telashe për të dhe shpurën e tij. Mbreti ka pranuar që 100 burra e gra që i shërbenin, të rikthehen në vendin e tyre. Kurse 20 femrat e gostisë seksuale i ka mbajtur në hotel, ku do të duhet t’i nënshtrohen rreth dy javë karantinës.
al/