Kreu i LEGA-s, ish-ministër i Brendshëm italian Matteo Salvini ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke e falenderuar për ndihmën me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit në vendin fqinj.
Salvini është shprehur se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia nuk do ta harrojë.
“Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë” tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.
/a.r