Dashi
Është një moment me ngarkesë të madhe stresi, për shkak të shumë angazhimeve në punë, të cilat kërkojnë më shumë energji fizike dhe mendore. Fatmirësisht do arrini që të përballni çdo gjë me diplomaci dhe qetësi.
Demi
Ditët në vijim do të përqendrohen vetëm në dashuri, ku mund të jeni të tensionuar për shkak të raportit në çift. Nuk përjashtohet mundësia që të përballeni edhe me ndonjë moment dramatik.
Binjakët
Do të shijoni një ndikim mjaft pozitiv të yjeve. Ditët në vijim janë mjaft interesante, pasi keni mundësi që të çoni përpara projekte të reja dhe më stimuluese në punë.
Gaforrja
Në dashuri, nëse dikush mundohet që t’iu lërë pas dore, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të kuptoni se çfarë po ndodh përreth. Mos ndërmerrni një sjellje shumë të shkëputur, pasi mund të hasni në situata të vështira për tu menaxhuar.
Luani
Pavarësisht vështirësive të periudhës së fundit, tashmë do të keni mundësi që të hiqni ndonjë gur nga këpucët. Ruani qetësinë nëse ndonjë koleg do ju fajësojë për problemet e punës.
Virgjëresha
Do të keni një raport shumë special me të tjerët. Entuziazmi do të dominojë edhe tek çiftet që janë bashkë prej shumë kohësh. Kjo është një periudhë e mirë edhe sa i takon frekuentimeve.
Peshorja
E hëna do të jetë mjaft e favorshme në punë, ku do të merrni kënaqësi të mëdha dhe do të shihni se do ju njihen sforcimet. Situata më të komplikuara mund të lindin, nëse dikush mundohet që t’ua hedhë në mënyrë të pandershme.
Akrepi
Nuk do e keni të lehtë të pranoni pasiguritë dhe xhelozitë. Në disa raste do të ngacmoheni me partnerin/en, gjë që do të shkaktojë situata të mëtejshme tensionuese. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi çdo gjë mund t’iu kthehet kundër.
Shigjetari
Mund ta shfrytëzoni këtë periudhë për të krijuar kushte të përshtatshme për të ardhmen. Kjo është një periudhë shumë interesante sa i takon dashurisë. Sidomos ata që janë vetëm, mund të kenë takime pozitive stimuluese.
Bricjapi
Keni kaluar një periudhë të gjatë me vështirësi dhe lodhje, por po e kaloni shumë mirë. Ajo që ka rëndësi, është të vijoni të shikoni drejt së ardhmes me interes dhe pa u kushtëzuar nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën.
Ujori
Vijon për ju një moment i ngarkuar dhe i vështirë. Kjo nuk është periudha ideale për të çuar përpara zgjedhje shumë drastike dhe impenjative, shkruan noa.al. Ju leverdis që të angazhoheni dhe të ruani qetësinë, në pritje të kohëve më të mira, të cilat do të vijnë shumë shpejt.
Peshqit
Ky nuk është një moment i mirë për dashurinë. Jeni duke jetuar një ditë me ulje ngitje dhe sjellja juaj mund të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve. Ka emocione të cilat do ju përfshijnë furishëm, madje mund t’iu shtyjnë drejt një tradhtie.