Në një kohë kur sot vendi është i gjithë në izolim deri të hënën, për shkak të masave të marra në kuadër të frenimit të COVID-19, pamjet që shihni vijnë nga Tirana.
Rrugë bosh, pa kalimtarë dhe drejtues mjetesh, që e kthejnë kryeqytetin në një qytet ‘fantazmë’. ‘BalkanWeb’ sjell pamjet e trishta nga metropoli i Shqipërisë, që nuk jemi mësuar të shohim.
Tashmë prej disa ditësh Tirana dhe qytetet e tjera po respektojnë fashat e orareve të vendosura nga autoritetet, ndërsa dalja e tyre është e kufizuar. Deri më tani në vendin tonë janë 197 persona të prekur, ndërsa 10 pacientë kanë ndërruar jetë.