Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të përcjellë 30 mjekët dhe infermierët që do të nisen për Itali, ku do të ndihmojnë në luftën kundër Koronavirusit.
Kryeministri është shprehur se kjo është gjëja e duhur që po bën Shqipëria dhe shenjë solidariteti se pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi.
Po ashtu kryeministri shprehet se kjo është luftë e përbashkët dhe nuk fitohet vetëm dhe Shqipëria nuk mund të mbante forcat rezervë kur në Itali ka shqiptarë të ‘plagosur’ nga armiku.
“Të gjithë në këto ditë jemi italianë dhe Italia do ta fitojë këtë luftë, tha Rama.
Teksa vijoi: ”E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme.
Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pakufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë.
Është e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, t’i tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështrësi.
Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot i vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona.
Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.
Ndërkaq, ministrja Manastirliu u shpreh se të ju kanë dhënë fjalën se për familjarët e tyre për sa kohë ata nuk do jenë këtu do të ketë kujdes maksimal.
Rama e mbyll me një batutë, rrugë e mbarë pa ju dhënë dorën.
Mjekët do të shkojnë në qytetin e Bergamos, vend i cili është më i godituri nga Koronavirusi.