Nga Skënder Minxhozi/
Ky është ndoshta vendimi më i bukur i ndërmarrë nga Edi Rama, qëkurse ka shpërthyer kriza e koronavirusit. Është një vendim i guximshëm, i vërtetë, me risk njerëzor, sakrificë dhe kosto. Sepse është i tillë, është edhe një akt i fortë e i sinqertë miqësie ndaj një populli që na është gjendur në çfarëdo rrethane në dekadat e fundit.
Vendimi për dërguar 30 mjekë shqiptarë në rajonin e Lombardisë, i bën nder Shqipërisë. I bën nder vendimmarrësve të saj, institucioneve dhe të gjithë shqiptarëve, në këto momente kur në Bergamo, Breshia, Milano e kudo tjetër në Veriun e Italisë, po përjetohet ferri i vërtetë. Ky veprim na rreshton përkrah atyre vendeve që kanë dërguar ndihma e personel në ndihmë të rajoneve italiane të prekura nga pandemia.
Pa qenë patetikë e hipokritë, meriton të kujtohet në këto momente shumë të vështira, se për ne shqiptarët bregu tjetër i Adriatikut ka qenë një strehë e vërtetë dhe e sinqertë në kohët tona të më të ashpra. Ka qenë një fqinj mikpritës që na ka hapur derën, na ka strehuar, na ka ushqyer e integruar, duke na pranuar siç jemi, me emrat, fenë dhe identitetin tonë etnik, fetar e kulturor.
Me respektin më të madh për të gjithë fqinjët që na rrethojnë, nëse hedhim një sy në pjesën e Evropës ku na ka rënë të jetojmë, ne shqiptarët nuk do të gjejmë miq e komshinj më të mirë se italianët. Është një aksiomë që s’ka nevojë për vërtetim. E ka vërtetuar jeta, historia, faktet.
Nuk është e lehtë të dërgosh mjekët e tu, bashkëqytetarët e tu, në një rajon të shkretuar nga epidemia dhe ku janë infektuar deri më sot 2629 mjekë e sanitarë dhe ku kanë vdekur 50 infeksionistë, penumologë, reanimatorë e pediatër. Pikërisht se nuk është e lehtë, pikërisht se është e vështirë, është kurajoze dhe e domethënëse.
30 mjekë janë një shifër simbolike në një dramë kaq të madhe sa ajo e Italisë së sotme. Por janë një gjest i një vendi që ende nuk e di sesi do të dalë nga tuneli i koronavirus, që nuk ka as mundësitë dhe as forcën ekonomike të vendeve të tjera. Kjo krizë po provon të jetë një sfidë e tmerrshme për jetët njerëzore, por edhe një shkatërrim i pritshëm ekonomik e financiar për vende si ky i yni.
Është mirë që qeveria ka ndërmarrë hapin për të treguar një gjest afrimiteti e miqësie edhe në këto kohë shumë të vështira për ne. Sepse ka të tjerë, siç janë më së pari italianët, që po përballen me situata shumë më të rënda e komplekse se vendet e tjera. Italia e meriton ndihmën tonë simbolike. Meriton shumë më tepër se kaq: mirënjohjen tonë kolektive si shqiptarë!
EDI RAMA eshte I pa pare. Hallall
Zoti i bekoft
Kjo tregoi se se bashkuar eshte Europa. Kjo europe qe behemi mish e çike per tju bere pjese .e nese dikush me thote qe keshtu duhet te jete Europa e vertete, vafshin ne djalle bashke me te!
Krenare per 30 guximtaret Shqiptare, urime e fat ne perballjen me “perbinbeshin” e padukshem
Per kte veprim i lumte, pak von por skagje. Meglio tardi che mai.
BRAVO JENI ANALIST I MREKULLUSHEM
I SINQERTE DHE REALIT
Pajtohem
U urojme Shendet e faqebardhe ketyre misionareve ,qe me humanismin ,kurajon,guximin e aftesite e tyre Te larta professionale u shkojne ne ndihme Vendit fqinje ,Italise ne keto dite Te .veshtira Te Coronavirusit,sic ka zene Edhe Vendin tone,Shqiperine e kudo..Miqte e mire. Ne dite Te veshtira duken…Respekt per inisiatorin…Respekt per analistin realist.
Por cfare ti themi asaj qe nuk eshte dakort analisti Fatos Lubonja ??
Ndaj të njëjtin mendim me ju z. Minxhozi. Kryeminstri ynë, z. Edi Rama, në fjalën e shkurtër që ai mbajti në aeroport me rastin e përcjelljes të 30 mjekëve dhe infermierëve, u shpreh se “…në këto momente ne ndjehemi italjanë.” Per analogji do të thoshja se ky veprim i tij bën që shumëkush të ndjehet Edi Rama.