Operacioni humanitar vijon teksa kryeministri Edi Rama siguron edhe njëherë se asnjë njeri i varfër apo pensionist I vetmuar nuk do mbetet pa ndihmat bazike.
Ai shprehet se vetëm sot autoritetet i erdhën në ndihmë mijëra familjeve të tjera. Po ashtu ai thumbon komentuesit duke u shprehur se ata që ushqejnë celularin Iphone mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit.
STATUSI I EDI RAMËS
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
🔴 NDIHMUAM SOT MIJËRA FAMILJA TË TJERA, BËNI DURIM, JU LUTEM DURIM, ASKUSH NUK DO MBETET PA NDIHMË! BESIM E DURIM!
ASNJË FUKARA, ASNJË PENSIONIST I VETMUAR NUK DO TË MBETET PA NDIHMAT BAZË, DERI NË FUND, NDËRSA KUSH USHQEN EDHE AJFONIN, TË MOS I HARXHOJË BATERITË PËR T’U ANKUAR NË EMËR TË POPULLIT, PO LE TË INKURAJOJË FORCAT OPERACIONIT HUMANITAR NËSE NUK RRI DOT PA KOMENTUAR!