Shkon ne 6 numri i te infektuarve me COVID 19 ne qarkun e Shkodres.
‘Panorama’ ben me dije se nje 35 vjeçar nga Vau i Dejes eshte nisur drejt Tiranes, pasi ka rezultuar pozitiv ne testin e bere.
Ai kishte ardhur nga Italia dhe pasi ka shfaqur probleme pneumonie, eshte drejtuar fillimisht ne spitalin e Shkodres.
Pasi ka bere testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe me pas eshte nisur drejt spitalit infektiv ne Tirane.
Tashme ka shkuar ne 6 numri i te prekurve ne qarkun Shkoder teksa 3 jane nga Puka, nje nga Vau i Dejes, nje shkodrane qe jeton ne Tirane dhe nje oficer i policise gjyqesore nw Shkoder.
g.kosovari