Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.
Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 532,816 ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.
Shenjë e mirë është se edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar.
Vendi më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar.
Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar.
Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594, dkuke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,130.
Në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 174 të infektuar me Covid-19.
Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve
Italia: 80.539 të infektuar dhe 8,265 viktima
Spanja: 57,786 të infektuar dhe 4,365viktima
Kina: 81,340 të infektuar dhe 3,292 viktima
SHBA: 85,594 të infektuar dhe 1,130 viktima
Gjermani: 43,938 të infektuar dhe 2367 viktima
Iran: 29,406 të infektuar dhe 2,234 viktima
g.kosovari