Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pas shpalljes së pandemisë.
Në ‘Opinion’, Berisha tha se ndodhet në banesën e tij, shkruan JavaNews.al
“Nuk kam frikë fare. Jam në shtëpinë time, te rruga ‘Mustafa Matohiti’. Po e respektoj karantinën sepse është direktivë e OBSH-së. Se të ishte për të izoluarin e Surrelit, nuk dilnim as te pragu i shtëpisë” – tha Berisha duke nënvizuar se nuk po ndjek këshillat e qeverisë, por të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
I pyetur për menaxhimin e stresit, Berisha u shpreh se po e menaxhon shumë mirë. Ai tha se kush e njeh në vitet kur ishte student, e di mirë që ka qenë studius pasionant i stresit.
Sali Berisha shtoi se e shtyn kohën edhe duke lexuar pa pushim.
/javanews/a.r