Radiologu i Spitalit Infektiv Renato Osmanaj dha një lajm të mirë: Sëmundja COVID-19 nëse diagnostikohet në kohë , triazhohet në kohë dhe nis mjekimi në kohë atëherë është e shërueshme dhe nuk lë asnjë pasojë.
Mjeku Osmanaj tha se edhe në Shqipëri po synohet të arrihet pikërisht drejt kësaj diagnostifikimit sa më të hershëm të personave me COVID-19. Dhe kjo mund të bëhet mjaft mirë me skaner.
“Në ditën e parë të përballjes së imazherisë me Koronavirusin vura re disa specifika që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Në rastin e tretë, të katërt e të pestë e kuptova që kjo sëmundje prek mushkëritë. Është një imazh karakteristik dhe unik që prek të gjithë të sëmurët. Pas kësaj thamë që COVID 19 mundet fare kollaj të diagnostikohet me skaner. 95 % është e saktë në bazë të një studimi të mjekëve kinez”, tha ai në Ora News.