Numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima.
Mjekja shqiptare në Itali, Blerta Resuli, që u infektua me koronavirus ka treguar në lidhje me luftën që sapo kaloi.
“Shumë kolegë të mitë janë të infektuar. Unë u diagnostikova më datë 11 mar. Kisha pak shqetësime por duke qenë se shumë prej kolegëve ishin të infektuar, e bëra dhe unë testin.
Unë jam onkologe. Besoj se e kam marrë nga kolegët, por nuk e përjashton mundësinë që mund të jem infektuar dhe nga ndonjë pacient. Fillimisht kisha vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna. Më pas humba shijen dhe nuhatjen. Ende nuk ndjej asnjë lloj arome.
Për mua ishte lehtësisht i përballueshëm. Por nuk është realish një grip i thjeshtë. Simptomat janë më të forta, por për grup moshën time është më e përballueshme. Edhe kolegët e mi kishin pak a shumë të njëjtat simptoma, por njëri është në gjendje të keqe. Lodhja e trupit ka qenë shumë e fortë për të gjithë. Ende s’e kam marrë përgjgjen, por besoj do dal mirë,” tha ajo për Opinion.