Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari shprehet se Gramshi është një nga qytetet me infektim zero nga koronavirusi, për shkak se banorët e këtij qyteti kanë respektuar në maksimum masat.
Në disa foto të publikuara nga inspektimet në Elbasan dhe Gramsh, Hajdari u bën thirrje qytetarëve që të sakrifikojnë këto ditë për të ruajtur jetën e tyre dhe të afërmeve.
“Dje kryem inspektime ne Qarkun e Elbasanit, për të parë masat e marra, për tu mbrojtur nga COVID 19. Këto pamje te qytetit të Gramshit, tregojnë qartë arsyen, se pse në këtë qytet, nr. i të prekurve nga virusi është 0.
Ndaj ju lutem motra dhe vëllezër shqiptarë, brenda dhe jashtë atdheut, vazhdoni të qëndroni sa më shume brenda, zbatoni rregullat e higjenës, duroni dhe pak…..
Ja vlen të sakrifikojmë lirinë për të lëvizur, për të ruajtur jetën tonë dhe njerëzve që na rrethojnë☝🏻!”,- shkruan Shkëlqim Hajdari në një postim në Facebook.
Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës ka kryer inspektime në disa qytete të vendit për të verifikuar marrjen e masave nga bizneset dhe institucionet lidhur me mbrojtjen nga koronavirusi.