Një person është vënë nën hetim nga policia e Prishtinës, i akuzuar për kërcënimin e një deputeti të Kosovës.
Pas denoncimit të bërë këtë të martë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili ka thënë përmes rrjeteve sociale,
ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, gjatë ditës së sotme u kontaktua deputeti në fjalë dhe nisën heimet.
Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas marrë në pyetje të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.
Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në gjendje të lirë.
/a.r