Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është rikthyer në skenën politike dhe i kërkon qeverisë të adoptojë menjëherë metodën e testimit masiv që zgjat vetëm 15 minuta, jetike për njerëzit, personelin mjekësor dhe të mbahet gjallë ekonomia
Sipas PDIU, testimi masiv i popullsisë është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim
“Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën.
Shpresojmë shumë të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e Kombit. Veçanërisht për ata qytetarë që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit.
Gjithashtu, shpresojmë që thirrja jonë për testimin masiv të popullsisë, të jetë vlerësuar dhe të ketë marrë disi udhë. E theksojmë: testimi masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim.
Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro. Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve.
Vetëm 15 minuta dhe kuptohet je apo jo i infektuar. I kërkojmë qeverisë ta adoptojë menjëherë këtë metodë dhe të blejë kitet e nevojshme për testimin e njerëzve”, deklaron PDIU.
Më tej thekson se është ekstremisht e rëndësishme, jetike të mbahet gjallë ekonomia.
/a.r