Deri sot Rusia nuk kishte marrë asnjë masë kufizuese madje po përgatiste dhe një paradë gjigante për javët në vazhdim duke ftuar gazetarë nga e gjithë bota. Por sot gjërat kanë ndryshuar.
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin shpalli plan emergjence në të gjithë territorin: “Asnjë shtetas në Rusi nuk duhet të shkojë në punë nga fillimi i javës së ardhshme. Përjashtim do të bëjnë vetëm ata që punojnë në shërbimet më të nevojshme për ushqimin e njerëzve dhe personelet njekësore e ata të sigurisë”, njoftoi Presidenti Putin.
Në një fjalim para kombit, ai tha se këtë hap e ndërmori me qëllimin për të ngadalësuar infektimin e popullatës me Covid-19.
Njëkohësisht z.Putin siguroi qytetarët se askush nuk do të mbetet pa marrë pagën e tij mujore. Kurse saktësoi se vetëm ushqimoret, farmacitë dhe bankat do të mbeten hapur.
/a.r