Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shpërndau mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili njoftoi një ndihmë të madhe për Shqipërinë për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID -19.
“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë”, shkroi Basha.
BE dha 4 milionë euro për pajisje dhe mbështetje shëndetësore; 11 milionë euro për mbrojtjen sociale dhe deri në 35 milionë për rimëkëmbjen ekonomike.