Lezha i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19, shkruajnë mediat informative. Rasti pritet të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme.
Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54-vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.
E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infeksionin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.
54-vjeçarja është dërguar mbrëmë tek Infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë në spital për terapi intensive apo do vetëkarantinohet në shtëpi. /e.s/