DASHI
Nëse nuk doni te keni probleme te forta me partnerin mundohuni te mos ngatërroni paratë. Nëse keni buxhet te përbashkët shmangni shpenzimet e tepruara. Beqareve do ju buzëqeshë fati sot dhe do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Financat menaxhojini me më shume seriozitet dhe përkujdes ne mënyrë qe gjendja te vazhdoje te mbetet e kënaqshme.
DEMI
Nëse jeni ne një lidhje sot do keni vështirësi. Gjithë kohës atmosfera do jete e turbullt dhe debatet do jene te vazhdueshme. Beqaret do jene me sharmante dhe me joshës kështu qe kane për te joshur cilindo qe do i vene syrin. Financat do jene te mbrojtura. Do jeni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do arrini te ruani një gjendje te mire gjithë kohës.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift do ketë mbështetjen e planetëve dhe ata do ju ndihmojnë te zgjidhni çdo lloj problemi qe keni pasur me pare. Nuk do keni asnjë arsye për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te hedhin hapa sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Financat mundet edhe te mos kenë probleme nëse mateni mire para se te shpenzoni.
GAFORRJA
Te dashuruarit do jene shume te ndjeshëm dhe nuk do guxojnë as ta kritikojnë partnerin për gabimet qe ai do beje. Ne tërësi dita do jete e ngrohte për ta. Beqaret do argëtohen çmendurisht dhe nuk do e vrasin shume mendjen edhe sikur te mos e ndryshojnë statusin. Për ta e rëndësishme është te mos kenë një dite rutine. Financat nuk do kenë asnjë lloj ndryshimi nga disa dite me pare.
LUANI
Jeta juaj ne çift ka rrezik te përballet me probleme sot. Jeta profesione apo diçka tjetër do marrin shumicën e kohës dhe ka rrezik ta lini pas dore partnerin. Ne mbrëmje mund te ketë edhe konflikte. Për beqaret do jete një dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë interesante. Ne planin financiar do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për ta stabilizuar sa me shume situatën. Do ja dilni mbanë!
VIRGJERESHA
Sot edhe pse do e doni pafundësisht partnerin tuaj do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do i shprehni dot ndjenjat. Për beqaret takimet do shumëfishohen, por nuk do mund te fillojnë lidhjet e shume ëndërruara. Prisni edhe pak kohe me durim dhe qetësi. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera për ta përmirësuar sa me shume situatën. Tashme nuk do keni me vështirësi.
PESHORJA
Do gjeni mënyrat e duhura për te shprehur ndjenjat gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do behet me flakëruese se me pare. Edhe beqaret do ndihen me mire pas disa takimeve qe do realizojnë ne mesdite. Zemra e tyre ka mundësi te rrahe me fort. te ndikuar pafund nga Plutoni do arrini ta përmirësoni edhe sektorin e financave.
AKREPI
Sot do lini çdo gjë tjetër pas dore ju te dashuruarit dhe do i përkushtoheni tërësisht atij qe keni ne krah. Marrëdhënia do behet me e zjarrte dhe me pasionante. Beqaret duhet te tregohen te duruar. Edhe sikur te marrin ngacmime me mire te mos hedhin asnjë hap. Për financa me te mire duhet te negociojnë me çmimet për gjerat qe do blini. Vetëm maturia dhe kursimi mund t’ua përmirësojnë situatën.
SHIGJETARI
Planetët do ju mbështesin ne çdo gjë sot ju te dashuruarve. Marrëdhënia me partnerin do jete aq e mire saqë te gjithë do ju kenë zili. Edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak me shpejt nga sa kishin menduar. Jeta e tyre tashme do marre rrjedhën e shume ëndërruar. Ne qiellin e dashurisë nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi prandaj do jeni gjithë kohës te qete.
BRICJAPI
Te dashuruarit do kenë një dite shume euforike dhe te mbushur me emocione te mëdha. Te dy palët do përgatisni surpriza dhe do e bëni njeri-tjetrin te ndihet mire. Për shkak te mjedisit yjor, beqaret do jene serish te pafat sot. Atyre do ju duhet ende te presin për ndryshime. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi ta teproni me shpenzimet edhe sikur gjendja te jete e mire. Ne ditët ne vijim do keni nevoje jetike për me shume para.
UJORI
Ne jetën tuaj ne çift përmirësimet e kohëve te fundit do vazhdojnë edhe sot. Mundet te ndani edhe mendjen njëherë e mire dhe t’i bëni gjerat me serioze. Beqareve do ju pëlqejnë edhe çmenduritë e vogla vetëm për te ndryshuar rutinën e përditshme. Ne planin financiar përmirësimet do jene te njëpasnjëshme. Besojini me shume edhe numrit tuaj te fatit.
PESHQIT
Çështjet e zemrës ka rrezik te mos shkojnë shume mire gjate kësaj dite. Do keni debate dhe mosmarrëveshje te forta me partnerit për shkak te intrigave qe kane thurur te tjerët. Beqaret me mire te shmangin angazhimet serioze sepse sot nuk është dita e përshtatshme. Ne planin financiar do keni fat te pabesueshëm. Yjet do i keni te gjithë pranë vetes dhe nuk do keni as problemin me te vogël.