Në një kohë kur Shqipëria, ashtu sikur dhe shumë shtete të tjera të botës, po përballet me pandeminë e COVID-19, presidenti Ilir Meta deklaroi se do të thërrasë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, liderin e PD-së Lulzim Basha, ku i pranishëm do jetë dhe kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për ‘Open’ kreu i shtetit theksoi se brenda dy ditëve pritet të thërritet Këshilli i Sigurisë, për një unitet mes palëve lidhur me situatën që po kalon vendi.
“Unitet përballe pandemisë ka qene qasja ime qe me fillimin e kësaj pandemie. Besoj qe pas dy ditësh do therres mbledhjen e Keshillit te Sigurisë ku do ti bej ftese edhe z.Basha qe te shprehe aty disa nga pikëpamjet e tij dhe te njihet me masat qe jane marre nga qeveria. Qasja duhet te jete gjithperfshirese. Nuk eshte koha per te nxjerre perfitime politike nga askush”, tha Meta.