Çdo ditë që kalon në luftën që bota i ka shpallur koronavirusit, studime te ndryshme po mundohen të zbulojnë karakteristikat e shfaqjes, përhapjes dhe simptomatologjisë të COVID-19.
Studimet dhe dëshmitë paraprake në rastet e ndodhur në Kinë dhe Korenë e Jugut, dhe më pas në Itali, tregojnë se temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes janë disa nga simptomat më të shpeshta tek personat e infektuara.
Por tani dy deklarata të ndryshme, njëra në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara, duket sikur shton një tjetër simptomë, që mund të jetë tejet e rëndësishme në identifikimin e të infektuarve, edhe ata të quajtur deri më tani si asimptomatikë.
Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.
Veçanërisht humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, pikërisht si Kina dhe Korea e Jugut.
Fakti është konfirmuar nga Shoqata amerikane e Otorinolaringoiatrisë, dhe nga shoqata simotër britanike në dy deklarata zyrtare, që vijnë disa ditë pasi kjo hipotezë ishte hedhur nga mjek të ndryshëm.
Rëndësia e këtij zbulimi mund të jetë domethënëse, nga momenti që sipas vrojtimeve në Korene e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin anosminë, pra mungesën e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme. Në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.
Në deklaratën e mjekëve amerikanë, thuhet shprehimisht që personat që shfaqin në këtë periudhë simptoma të anosmisë dhe dysgeusisë duhet të marrin seriozisht në konsideratë vetë-izolimin dhe kërkesën për testim”.
/a.r