Pasi paralajmëroi shqiptarët të mos bëjnë asnjë hap nga shtëpia për të thyer izolimin, kryeministri Rama ka postuar një video, me atë që ndodh në Spanjë, ku dje vdiste një njeri cdo katër minuta.
Në video duket policia që ndjek me vrap dhe i zhdëp me shkop gome qytetarët që neden rrugëve në thyerje të rregullave të vendosura për kufizimin e lëvizjes.
Rama e ka të qartë mesazhin për shqiptarët, duke u thënë që të zgjedhin e të marrin, pasi soipas tij, forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top.
Mesazhi i Rames
🔴 KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!
🔴 O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…
🔴 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË👊
g.kosovari