“Sot në 13.30 në Shqipëri”. Video që gjeni më poshtë tregon pamjen e situatës në qytete të ndryshme të vendit, gjysmë ore pas hyrjes në fuqi të rregullit të ri për ndërprerjen e qarkullimit pas orës 13.00 për të rinisur vetëm mëngjesin e së hënës në orën 05.00.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e rrugëve të zbrazura, ku nuk qarkullon asnjë njeri, përveç policisë dhe Ushtrisë.
“Orari i ri 05.00 me 13.00 do qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen. Administrata do punoj po njësoj në këtë orar. Kush do punoj në zyrë nuk do lejohet të përdorë automjet. Orari do vlejë edhe për farmacitë dhe marketet. Nga ora 13.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit tjetër, vendi do jetë shtëpi e mbyllur dhe të gjithë në dhomat e tyre”, deklaroi Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme.
Ndaj atyre që nuk respektojnë oraret, kreu i qeverisë, paralajmëroi përdorimin e forcës.
g.kosovari