Kryebashkiaku i qytetit të Milanos në Itali, Beppe Sala iu ka bërë thirrje qytetarëve të rezistojnë dhe të zbatojnë masat e rrepta të vendosura nga qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte të cilat synojnë të frenojnë përhapjen e mëtejshme të infeksionit nga koronavirusi.
“Rezistoni, rezistoni, rezistoni…nëse bie Milano, do të jetë katastrofë. Kjo është beteja juaj, e jona e të gjithëve” – ishte ky videomesazhi qe kryebashkiaku i qytetit i drejtoi sot banorëve të Milanos.
“Sot ne bëjmë thirrje për rezistrncë“, tha kryebashkiaku në videon e tij të zakonshme për Milanezët, “Sepse Milano nuk është prekur ende nga përhapja e virusit si qytetet e tjera të Lombardisë, sepse imagjinoni rrëzimin e një qyteti kaq të madh, pasi do të ishte fatkeqësi”.
Kryebashkiaku gjithashtu falënderoi milanezët që po bëjnë pjesën e tyre në këtë luftë, duke qëndruar në shtëpi. Ai gjithashtu falënderoi shumë individë privatë që kanë kontribuar në Fondin e Ndihmës e cila deri më tani ka mbledhur 5 milion €.
g.kosovari