Po rezulton shkatërrues për një familje të New Jersey virusi i rrezikshëm, pasi pjesëtari i katërt i saj humbi jetën të enjten për shkak se ishte infektuar me koronavirus gjatë një darke me të afërmit.
Vincent Fusco vdiq të enjten në mëngjes në një spital në Freehold, New Jersey, sipas motrës së tij Elizabeth Fusco dhe Roseann Paradiso Fodera, avokat dhe i afërm i familjes. Ai ishte vetëm 50 vjeç.
Nëna e tij, Grace Fusco, 73 vjeç vdiq të mërkurën në mbrëmje, disa orë pas vdekjes së djalit të saj të madh, Carmine Fusco, një instruktor garash me kalë.
Rita Fusco-Jackson, 55 vjeç, motra e Carmine dhe Vincent, vdiq të premten e kaluar. Gjyshja Grace as nuk kishte mundur të mësonte edhe se dy fëmijët e saj kishin vdekur.
Në një intervistë për CNN, motra më e vogël e familjes Fusco, Elizabeth, përshkroi momentet drithëruese që çuan në vdekjen e anëtarëve të familjes së saj.
‘Absolutisht është kaq surreale. U zgjova të martën në mëngjes dhe mamaja më thirri dhe më tha “Lizi nuk jam mirë, Rita nuk është mirë, Toni nuk është mirë. Mund të vish dhe të na ndihmosh? Unë absolutisht që shkova“, shpjegoi Elizabeth.
Duke treguar se si mësoi për vdekjen e të afërmve, ajo tha se ishte pikëlluese kur telefoni binte dhe lajmëronte për humbjet një e nga një.
“Unë kurrë nuk do mundem ta kaloj këtë, por nuk dua ta dëgjoj më kurrë atë zile telefoni. Kjo është arsyeja pse ne thjesht lutemi për ndihmë. Asnjëherë më nuk duam ta marrim atë telefonatë, përsëri, përsëri për shkak të kësaj. Ne kemi humbur“.
g.kosovari