Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero parashikon një ritje të numrit të rasteve shumë më të madh në javën e tretë, ndërkohë që ne jemi në javën e dytë pas shpërthimit.
Pipero u bën thirrje qytetarëve të mos dalin ndërsa për të moshuarit bëri apel: Nëse doni të gëzoni nipër e mbesa mos dilni, se po erdhët në spital, ky virus është aq me rrezik sa trajtimi është shumë i vështirë për të mbijetuar.
Pipero:
Situata është shumë serioze, Është një heshtje që ne mjekët na tremb, është heshtja e virusit. Kemi rritje të rasteve por është e qendrueshme deri tani. Jemi në fillim të kësaj epidemie, shifrat rriten në mënyrë graduale por kokëforte. Presim, bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera që java e tretë, ose fundi javë së tretë është kërcimi i madh e epidemisë. Ne jemi në fillim të javës së dytë. Jemi ende larg për të pasur shifër të madhe.
-Shqiptarët mendojnë se kaloi
Pipero: Ndaj qytetarët duhet të jenë bashkëpunues. Nuk ka shanse të fitojmë betejën pa bashkëpunimin e qytetarëve. Atyre qytetarëve të moshuar u them nëse doni të gëzoni nipër e mbesat qëndroni në shtëpi se po erdhët në spital, mundësia është shumë e vogël për kurim. Ky virus ka rrisk, virusi ka shënjestër kryesisht moshat e mëdha.