Presidenti Meta, i uron shërim të shpejtë Princit të Monakos, Alberti II, pas lajmit se është infektuar me Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook Meta shkruan se “Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!”
Ai shton se kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara! “Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme!”.
/a.r