Të shumtë ishin gazetarët që u interesuan për çështjen Benzema që kohët e fundit është bërë temë diskutimi në dhomat e zhveshjes së madrileneve.
”Benzema nuk do të grumbullohet dhe ky vendim nuk ka të bëjë fare me çështjen e ditëve të fundit. Ai nuk është akoma 100% gati për të luajtur, dhe unë dëshiroj t’i jap kohën e mjaftueshme. Psikologjikisht është mirë dhe ka patur një komunikatë nga klubi drejtuar atij, për t’i treguar që të gjithë e mbështesim dhe e besojmë. Shpresojmë që kjo çështje të mbyllet sa më shpejtë dhe ai të vazhdojë të na gëzojë me golat e tij”.
Nuk mund të mungonin pyetjet rreth Cristiano Ronaldos që kohët e fundit në intervista të shumta tregon së është i pasigurt sa i përket të ardhmes së tij tek Reali i Madridit.
”Cristiano mendon shumë për ju gazetaret. Ai iu jep goxha material për të shkruar dhe duhet ta falenderoni. Une nuk i lexoj fare gazetat e vetmja gjë që di është ajo që shoh në stërvitje. Dëshira që Ronaldo ka për të shënuar është shumë e madhe. Në cdo seancë stërvitore shënon 4 ose 5 gola dhe unë jam i knaqur me kaq. Shpresoj që ai të ngrejë shumë trofe si lojtar i Realit të Madridit pasi vërtet e meriton”.