Autoritetet në Maqedoninë e Veriut raportojnë për 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 48 në total numrin e të prekurve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se në mesin e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e para.
Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast në Shkup dhe një në Gostivar. /e.s/