Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, firmosi një urdhër të dytë që shtyn hapjen e shkollave dhe me një javë. Nga data 23 mars, parashikuar në urdhrin e parë, shkollat do të hapen në datën 3 prill.
Ky vendim nga Ministrja e Shëndetësisë është firmosur këtë të enjten, pasi rastet e reja me koronavirus në vendin tonë shkuan në 65. Deri më tani kanë humbur jetën vetëm dy persona nga koronavirusi në vendin tonë.
Ndërkohë, aktualisht Tirana është qyteti me numrin më të madh të personave të infektuar nga virusi i rrezikshëm. Ndërkohë, me anë të një vendimi, qeveria vendosi të shpallë ditë pushimi të premten më 20 mars.