Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191.
“Humbëm një pacient 61-vjeçar të gjinisë mashkull. Lus Allahun ta mëshirojë”, tha Koca në një postim në Twitter.
Ai njoftoi se janë konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 191.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje publikut që të mos dali nga shtëpitë e tyre përveç urgjencave, në një përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit.
Ai po fliste pas një takimi me biznesmenët të mërkurën për masat kundër virusit. Erdogan u zotua se do të duheshin vetëm tre javë për të kapërcyer situatën nëse publiku zbaton me masat dhe këshillat e vëmendshme.
Erdogan shpalosi një paketë lehtësuese në vlerë prej 15,4 miliardë dollarë për të kufizuar pasojat ekonomike nga koronavirusi i ri.
“Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) në fluturimet ajrore vendase është ulur në 1 për qind nga 18 për qind për një periudhë prej tre muajsh”, tha Erdogan.
Po ashtu, pagesa e kredisë për firmat që po përballen me ndërprerje të rrjedhjes së parave për shkak të koronavirusit do të shtyhen për tre muaj, shtoi ai.
“Ne do të ofrojmë mbështetje shtesë për ato kompani kur të jetë e nevojshme”, tha presidenti turk.
g.kosovari